Osmani për Donjeta Sadikun: Në çdo goditje i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhënë përkrahje boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku e cila do të fillojë sot garat në Lojërat Olimpike në Paris.
Osmani ka shkruar se në cdo goditje, Donjeta i tregon botës fuqinë e qëndresës dhe guximit.
“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!” – ka shkruar Osmani.