Osmani pasi dekoroi ekipin e Kosovës: Përkundër rezultatit, ata i dhanë kombit tonë shpresë
Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Ekipin e Kombëtares sonë në futboll.
Pas kësaj Osmani tha se, me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë.
“Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë. “, ka deklaruar Osmani.