Osmani pas takimit me Rutte: Kosova në NATO është domosdoshmëri për paqen
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Osmani përmes një postimi në Facebok, ka thënë se Kosova në NATO është domosdoshmëri për paqen, dhe jo vetëm përcaktim strategjik.
“Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen. Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.” – ka shkruar Osmani.
Ajo tutje ka thënë se synimi ynë është i qartë, anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale.
“Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale.” – ka përfunduar Osmani.