Osmani: Pa ShBA-në e luftën çlirimtare, Kosova s'do të ishte e lirë - NACIONALE

Osmani: Pa ShBA-në e luftën çlirimtare, Kosova s'do të ishte e lirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me marrëdhëniet historike në mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një organizim në kujtim të vizitës së delegacionit amerikan në Prishtinë më 1990, që ishte udhëhequr nga senatori i njohur republikan, Bob Dole, Osmani e vlërësoi lartë ndihmën e ShBA-së për Kosovën.

Sipas Osmanit, ShBA-ja është “këtu me ne”. Osmani e ka vlerësuar lartë edhe përpjekjen civile, të udhëhequr nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, por edhe atë ushtarake.

Pa Amerikën dhe pa luftën çlirimtare, pa shpirtin e paepur të shpirtit të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, as atëherë, as sot Kosova s’do të ishte e lirë dhe e pavarur” – tha ajo.

Lajme të ngjashme