Osmani nga Samiti Brdo-Brionit: liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk e dëmton askënd - NACIONALE

Osmani nga Samiti Brdo-Brionit: liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk e dëmton askënd

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për medie deklaroi se në samitin e Brdo-Brionit, u fol njëzëri që Kosovës duhet t’i përfundojë procesi i liberalizimit nga Bashkimi Evropian.

Osmani tha se Kosova qëndron si anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, derisa shtoi se nuk ka vend në BE-në që është kundër liberalizimit për Kosovën.

Ajo shtoj se Kosova ka zgjedhur rrugëtimin euroatlantik dhe këtë e kemi bërë me vetëdije.

“Kosova do të qëndrojë si anëtare e barabartë e BE-së. Dua të theksoj rolin e rëndësishëm që procesi i Brdo-Brionit vazhdon të ketë dhe përafrimin tonë me BE-në. Nuk ka vend në BE që na thotë se janë kundër liberalizimit, momentumi është i duhuri. Kosova ka zgjedhur rrugëtimin euro-atlantik dhe këtë e kemi bërë me vetëdije. Në fund të vitit do të aplikojmë për status kandidature”, deklaroi Osmani.

Osmani ka thënë gjithashtu se se njohja e ndërsjellë në mes Kosovës dhe serbisë është e vetmja zgjidhje për të sjellë paqen e dëshiruar dhe për t’i afruar vendet edhe më afër Bashkimit Evropian.

“Nuk kemi pasur ndonjë bisedë bilaterale, sigurisht që kemi shumë mospajtime me presidentin Vuçiq dhe kjo ndodhë sepse Serbia nuk e pranon realitetin që Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe ky është realitet i pakthyeshëm. Ka shumë gjëra në të cilat nuk pajtohemi, por dialogu duhet të përqendrohet te njohja e ndërsjellë dhe Serbia të angazhohet në mënyrë konstruktive sa më shpejtë që është e mundur të arrijmë te njohja e ndërsjellë. Çfarë gjysmëzgjidhje nuk do të sjellë paqen afatgjate, njohja e ndërsjellë është e vetmja gjë që e sjellë paqen e dëshiruar në rajon dhe përtej dhe na bën më të afërt me BE-në që është edhe synimi ynë”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme