Osmani nesër pret në takim kryesuesin e radhës të OSBE’së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë në takim kryesuesin e OSBE-së, Ian Borg nesër duke filluar nga orën 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftim.