Osmani nënshkrun nesër marrëveshjen e grantit zhvillimor prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in - NACIONALE

Osmani nënshkrun nesër marrëveshjen e grantit zhvillimor prej 34.5 milionë dollarësh me USAID-in

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të nënshkruajë një marrëveshje me USAID-in, duke siguruar një grant prej 34.5 milionë euro. Këtë e bëri zyra e Presidencës.

Ceremonia e nënshkrimit do të bëhet nesër në ora 11:00, ku Osmani do ta zyrtarizojë marrëveshjen në emër të Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.

“Nesër në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh. Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”.

“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lajme të ngjashme