Osmani nënshkruhet në librin e zisë për Mbretëreshën, Prindoni e “vëzhgon”
Zonja Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar në Funeralin Shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.
Ajo ka shkruar se dashuria, përkushtimi e bujaria janë virtytet me të cilat Mbretëresha do të kujtohet.
Gjersa zonja Osmani nënshkruhej në librin e zisë, aty afër, me një vështrim të akullt, ishte edhe z.Prindon Sadriu, bashkëshorti i saj, rrjedhimisht Zotëriu i Parë.
Postimi i plotë:
Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën.
Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë!