Osmani në takim me ambasadorin gjerman: Serbisë t'i dërgohen mesazhe të qarta se nuk do të tolerohen veprimet në veri - NACIONALE

Osmani në takim me ambasadorin gjerman: Serbisë t'i dërgohen mesazhe të qarta se nuk do të tolerohen veprimet në veri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, me të cilin kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Zyra e presidentit përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se Osmani në këtë takim ka thënë se Kosova është e gatshme që të marrë hapa që kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit.

“Poashtu, Presidentja Osmani ka potencuar se është më rëndësi t’i dërgohen mesazhe të qarta Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar se nuk do të tolerohet retorika e saj nxitëse dhe veprimet e saj të dhunshme nëpërmjet strukturave ilegale në veri të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e Zyrës së presidentit.

Tutje, thuhet se është diskutuar edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe punën që po bëhet në lidhje me këtë proces.

“U diskutua, poashtu edhe rëndësia e përmbylljes sa më parë të procesit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nikoqir i të cilit do të jetë Presidentja Osmani në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë”, thuhet në fund të komunikatës.

Lajme të ngjashme