Osmani në Samitin e Pragës: Është ditë e rëndësishme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Samitin e Pragës.
Para gazetarëve, ajo ka thënë se kjo është ditë e rëndësishme për Evropnë.
“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta” tha presidentja Vjosa Osmani.
Ajo gjatë ditës pritet të takohet me kancelarin e Gjermanisë dhe presidentin e Francës.