Osmani thotë se mori “garanci të fuqishme” nga Biden për përkrahjen ndaj Kosovës - NACIONALE

Osmani thotë se mori “garanci të fuqishme” nga Biden për përkrahjen ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës në Neë York ku u mbajt sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në takim, Osmani ka pasur mundësinë ta njoftojë presidentin Biden për zhvillimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja poashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.” – citohet të ketë thënë ajo.

Po ashtu, Osmani thuhet se ka marrë garanca nga presidenti Biden për mbështetjen amerikane në Kosovë.

“Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme