Osmani në Lisbonë, takon kryeministrin portugez
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se gjatë vizitës së saj në Lisbonë ka takuar Kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa.
Njoftimi i Osmanit:
Gjatë qëndrimit në Lisbonë, takova edhe kryeministrin António Costa.
Kosova dhe Portugalia kanë ndërtuar raporte të shkëlqyeshme, të bazuara në vlera të përbashkëta, ndërkaq potenciali për thellim të këtyre raporteve, në fusha të ndryshme është i jashtëzakonshëm. 🇽🇰🇵🇹