Osmani në Kuvend: Beteja e Koshares tregoi qëndrueshmërinë për lirinë e Kosovës - NACIONALE

Osmani në Kuvend: Beteja e Koshares tregoi qëndrueshmërinë për lirinë e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seancë solemne për Betejën e Koshares.

Osmani ka thënë se Kosharja tregoi qëndrueshmërinë e luftëtarëve për lirinë e Kosovës.

Pjesë nga fjalimi:

Rezistencës së armatosur i parapriu rezistenca paqësore e udhëhequr nga presidenti historik, Ibrahim Rugova. Kjo rezistencë ka bashkuar shqiptarët drejt kauzës për liri e demokraci. Kjo shënoi kthesë si rezistenca paqësore me ndikimin më të madh, jo vetëm me bashkimin e shqiptarëve, por edhe ndërtimin e aleancave. Ishte më shumë se rezistencë. Ishte një kryengritje civile për lirinë si të drejtë themelore.

Filozofia e mbrojtjes së pragut të shtëpisë u transformuar në mbrojtje të përgjithshme të shtëpisë tonë të përbashkët, Kosovës. Adem Jashari i priu luftës në mbrojtje të dinjitetit e luftës tonë për liri. Ata janë flakadanë të lirisë që gëzojmë sot.

Pas betejës së Loxhës më 1998, disa prej njësiteve të UÇK-së të fuzionuara u bashkuan në betejën e Koshares, që shënoi një prej betejave më të suksesshme përballë regjimit gjenocidal të Serbisë. Salih Çekaj, Agim Ramadani, Anton Quni e të tjerë, arritën ta thyejnë kufiri shqiptaro-shqiptar. Agim Ramadani, komandant Katana me emrin e të cilit u pakëzua brigada. Rënia e komandantit shtoi motivin e vendosmërinë që ideali e amaneti i tij bashkëluftëtarët ta çojnë deri në fund.

Beteja që nisi më 9 prill u zhvillua pandërprerë. Luftëtarët e UÇK-së në Koshare dëshmuan shpirtin vetmohues e përkushtimin për t’i dhënë gjithçka atdheut. Edhe jetën e tyre. Përkrahë aleatëve tanë, me në krye Amerikën, luftëtarët tanë përmbushën misionin për Kosovën e lirë. Kosharja shpërfaqë qëndrueshmërinë për liri.

Lajme të ngjashme