Osmani në Krushë të Madhe: Nuk do të pushojmë derisa kriminelët të dalin para drejtësisë - NACIONALE

Osmani në Krushë të Madhe: Nuk do të pushojmë derisa kriminelët të dalin para drejtësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për masakrën e Krushës së Madhe.

Ajo ka thënë se nuk do të ndalen derisa kriminelët të dalin para drejtësisë.

“Familjet e tyre jetojnë me dhimbje që pritja nuk merr fund. Në këtë pritje është edhe një emër, Ukshin Hoti. Një intelektual dhe zë i kombit u mor me dhunë dhe që nga atëherë nuk dihet asgjë, veçse dihet që e mori Serbia dhe pyetja se ku është Ukshin Hoti ende nuk ka përgjigje. Drejtësia për Krushën e Madhe është drejtësi për heronjtë dhe martirët e UÇK-së. Nuk do të pushojmë derisa krimet e kryera nga Serbia të dalin para drejtësisë”, tha presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme