Osmani: Në Këshill të Sigurimit e thash vetëm të vërtetën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ka thënë të vërteten për krimet serbe në Kosovë.
Ajo ka deklaruar se e vërteta që ka prezantuar në adresimin e saj është e vërtetë që është që është konfirmuar nga raporte dhe gjykata ndërkombëtare.
“Ai ka bërë tërë një sëre deklaratash postraumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërtetën vetëm të vërtetën para syve të botes dhe nuk mundet askush ta sulmoj apo ta mohoj e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani, raporton EO.
Në mbledhjen e 22 prillit të Këshillit të Sigurimit, Osmani adresimin e saj ua ka kushtuar grave që kanë qenë viktima të veprimeve çnjerëzore të forcave serbe.
Në këtë mbledhje, Osmanin kishte me marrë me vete, Elhame Muçollin, Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, dhe Shyhrete Tahirin.