Osmani në fjalën e saj drejtuar qytetarëve flet edhe për rastet e dhunës ndaj grave - NACIONALE

Osmani në fjalën e saj drejtuar qytetarëve flet edhe për rastet e dhunës ndaj grave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në adresimin e saj vjetor, Presidentja e vendit Vjosa Osmani foli edhe për dhunën ndaj grave që kohëve të fundit rastet e raportimit janë shpeshtuar në Kosovë.

Osmani tha se në pesë vitet e fundit janë mbi 14 mijë raste të dhunës në familje që janë raportuar e ku në të shumtën e rasteve, viktima janë gratë.

E që nga viti 2010 në Kosovë vdekjen si pasojë e dhunës e kanë gjetur 50 gra kosovare.

Pandemia e dhunës ndaj grave. Ky fenomen duhet të shihet nga prizmi i emergjencës kombëtare. Vetëm në 5 vitet e fundit në Kosovë mbi 14 mijë raste të dhunës në familje- viktima në të shutmën e rasteve janë gratë. Nga viti 2010 viktima ishin 50 gra. Çdo numër është një jetë, sinonim i dhimbjes pasigurisë, pashpresës, zhgënjimit e dëshpërimit. Më i dhimbshëm akoma është fakti se dhuna vazhdon të mbizotërojë në heshtje. Ta kuptojmë përfundimisht se grave e vajzave tona nuk është se u mungon zëri, por është puna jonë e përgjegjësia jon që u garanton atyre siguri e barazi. Përballë dhunës nuk duhet të jemi të heshtur. Duhet ta fuqizojmë më tej rendin dhe ligjin. Ne nuk kemi vajza e gra për të humbur. Andaj asnjë më shumë.”, ka shtuar Osmani ndër tjerash në fjalimin e saj.

Lajme të ngjashme