Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Pastasellës: Punojmë çdo ditë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi
Në 25 vjetorin e Masakrës së Pastasellës në Rahovec, Presidentja e Kosovës ka rikujtuar viktimat shqiptare që u vranë nga forcat ushtarake serbe të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Osmani tha se shteti kosovar do të punojë çdo ditë për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera ndaj popullatës shqiptare.
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil. Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë”, tha Presidentja e Kosovës.