Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj Biden, do të mbetet gjithmonë e thellë - NACIONALE

Osmani: Mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj Biden, do të mbetet gjithmonë e thellë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas largimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nga kandidatura e tij për President të Amerikës, ka thënë se Biden ka mbrojtur gjithmonë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

“Nga ditët e tij si Senator i SHBA deri në mandatin e tij si zëvendës President, dhe si President Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Kështu e ka kujtuar presidentja e Kosovës punën e Biden gjatë viteve të tij në pozita shtetërore”, shkruan Osmani.

Osmani tha , mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj tij, do të mbetet gjithmonë e thellë.

“I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të dhe familjen Biden në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Lajme të ngjashme