Osmani mesazh qytetarëve me slloganin e LDK-së: “Bashkohu”, Kosova ka nevojë për shpresë dhe dinjitet
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka publikuar një mesazh me thirrjen “BASHKOHU”, duke bërë apel për unitet dhe rikthim të shpresës në vend.
Ajo ka deklaruar se Kosova nuk duhet të mbetet peng i ndarjeve, frikës dhe urrejtjes, ndërsa ka theksuar se vendi mund të udhëhiqet me ndershmëri, dije dhe guxim qytetar.
Sipas Osmanit, bashkimi është forma më e fortë e rezistencës ndaj përçarjeve politike, duke shtuar se e ardhmja ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe jo përmes konflikteve mes qytetarëve.
“BASHKOHU, për një Kosovë që ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë”, thuhet në mesazhin e saj.