Osmani me kryesuesin e OSBE-së diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Osmani me kryesuesin e OSBE-së diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryesues aktual i OSBE-së, Ian Borg.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, në takim është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

"Në takim është diskutuar edhe për raportet bilaterale midis Kosovës dhe Maltës, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon."

"Në diskutim me ministrin Borg, Presidentja ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të progresit në rajon dhe më gjerë sa i përket forcimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë si dhe promovimit të të drejtave të njeriut."

"Në këtë frymë, Presidentja Osmani potencoi se anëtarësimi i Kosovës në institucionet euroatlantike do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën." - thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Lajme të ngjashme