Osmani me kryeministrin e Belizesë: Mundësi të shumta për bashkëpunim, mbështetës të pareshtur të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi për një takim me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño me të cilin njoftoi se kanë diskutuar për “mundësi të shumta” të thellimit të bashkëpunimit bilateral.
Njoftimi i Osmanit:
Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona.
Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t'i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore.