Osmani me kongresistin amerikan Palmet për “sfidat e sigurisë" në Kosovë - NACIONALE

Osmani me kongresistin amerikan Palmet për “sfidat e sigurisë" në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Uashington Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli për “sfidat e sigurisë në vend” me kongresistin amerikan, Gary Palmer.

Kështu njoftoi presidentja Osmani në Facebook, ku lartësoi për të domosdsohme marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e vendit me ShBA-në.

Postimi i Osmanit:

Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë kryesor që na ka përkrahur në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë.

Me Kongresistin Gary Palmer, diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara.

Lajme të ngjashme