Osmani me Hovenier flasin për zgjedhjet në ardhje në veri - NACIONALE

Osmani me Hovenier flasin për zgjedhjet në ardhje në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndonëse nuk treguan detaje, Presidenca e Kosovës njoftoi se Vjosa Osmani priti në takim të rregullt ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me të cilin temë diskutimi e kishin edhe çështjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe – të cilat aktualisht qeverise nga kryetarë të zgjedhur me as tre përqind të votës.

Njoftimi i Presidencës:

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë.

Lajme të ngjashme