Osmani me homologun bulgar, çmon mbështetjen e Bullgarisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, të cilit ia ka përcjellur vlerësimin e shtetit kosovar për mbështetjen e Bullgarisë ndaj Kosovës në antëarësim në organizata ndërkomëtare.
Veç kësaj, Osmani thotë të ketë folur me presidentin bullgar për politikë të jashtme, mbrojtje e arsim.
Postimi i Osmanit:
Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Me presidentin Rumen Radev, diskutuam për bashkëpunimin në politikën e jashtme, në fushën e mbrojtjes, arsimit, si dhe për mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.