Osmani: Mbrojtja e vlerave demokratike po bëhet domosdoshmëri - NACIONALE

Osmani: Mbrojtja e vlerave demokratike po bëhet domosdoshmëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se mbrojtja e vlerave demokratike në kontinentin e Evropës po bëhet domosdoshmëri.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se arkitektura e re sigurisë po e imponon bashkëpunimin për mbrojtjen e këtyre vlerave.

“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani, e cila po merr pjesë në Forumin e Paqes që u mbajt në Paris.

Lajme të ngjashme