Osmani: Mbi 1,500 të zhdukur ende pa përgjigje për fatin e tyre - NACIONALE

Osmani: Mbi 1,500 të zhdukur ende pa përgjigje për fatin e tyre

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se mbi 1,500 persona ende mbesin pa përgjigje.

“Mbi 1500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr, pa drejtësi dhe pa përgjigje”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka akuzuar Serbinë për fshehjen e informacioneve dhe arkivave për të zhdukurit.

“Duke mbajtur të mbyllura arkivat dhe informacionin për personat e zhdukur, Serbia jo vetëm që po e mohon të kaluarën, por po shkel edhe marrëveshjet që ka pranuar”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të ngjashme