Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë – simbol i rezistencës dhe bashkimit - NACIONALE

Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë – simbol i rezistencës dhe bashkimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, një nga përballjet më të lavdishme të Luftës për Liri.

Në një mesazh përkujtues, Osmani theksoi se, përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së treguan se vullneti për liri ishte më i fortë se çdo makineri lufte.

“Përballë një armiku të pamëshirshëm, luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte. Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën”.

“Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre! I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme