Osmani- Listës Serbe: Jo veç Presidente por jam edhe Komandante Supreme e Ushtrisë - NACIONALE

Osmani- Listës Serbe: Jo veç Presidente por jam edhe Komandante Supreme e Ushtrisë

4 vjet më parë

nga

Lista Serbe gjatë ditës së sotme, ka reaguar për vizitën e presidentes Osmani në veri të vendit.

Kjo listë u shprehën kundër kësaj vizite, duke thënë se ajo nuk është president e vendit të tyre.

Por Osmani iu është përgjigjur atyre, duke thënë se jo veç president, por është edhe Komandante Supreme e Ushtrisë.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë, ajo është shndërruar në interesat të organizatave kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë por jam edhe Komandante Supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve tjera”, tha ajo gjatë konferencës që po e mban me presidentin e Sllovenisë.

Tjera nga autori:

Lajme të ngjashme