Osmani: Kur ka koordinim me aleatët, suksesi është më i qëndrueshëm - NACIONALE

Osmani: Kur ka koordinim me aleatët, suksesi është më i qëndrueshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka folur në forumin e sigurisë “GLOBSEC”.

Në fjalimin e saj, Osmani e ka vlerësuar lartë aleancën me ShBA-të, duke thënë se është aleanca më e rëndësishme.

Osmani ka vlerësuar se kur ka koordinim me ShBA-të, “suksesi është më i qëndrueshëm”.

Është aleanca më e rëndësishmja, më ekzistencialja, aleanca më e fortë që e kemi ndërtuar ndër vite. Në vitet më të errëta, ShBA-ja ruajti popullin e Kosovës. Kur është baza e suksesshme, sfidat pastaj janë të kalueshme. Kur ka koordinim me ShBA-në, suksesi është më i qëndrueshëm, e kur nuk ka koordinim suksesi është momental, pasi mund të bësh hapa prapa”, ka deklaruar Osmani, transmeton RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme