Osmani kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës: Po bën padrejtësi - NACIONALE

Osmani kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës: Po bën padrejtësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësime mbi qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si "të padrejtë", raporton Radio Evropa e Lirë.

Në një deklaratë gjatë pjesëmarrjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Osmani theksoi se disa vende anëtare të BE-së po favorizojnë një qasje ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet", citohet të ketë thënë Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, këto qëndrime jo vetëm që pengojnë zhvillimin e Kosovës, por gjithashtu cenojnë parimin e barazisë që BE-ja promovon në rajon.

Lajme të ngjashme