Osmani krenohet me prezencën në Samitin e NATO-s: Hera e parë në histori
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka folur rreth Samitit të NATO-s, ku Kosova ishte e përfaqësuar nga shefja e shtetit.
Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës, Osmani citohet të ketë thënë se ajo i është “mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe ShBA-ve”.
“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve” – shkrtuhet aty.