Osmani: Krenare me djelmoshat e Kosovës - fitore e shumëpritur - NACIONALE

Osmani: Krenare me djelmoshat e Kosovës - fitore e shumëpritur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me fitoren e Kosovës kundër Qipros.

Osmani, përmes një shkrimi në Facebook, tha se me këtë fitore djelmoshat e Kosovës dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.

Postimi i plotë:

Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.
Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!

Lajme të ngjashme