Osmani: Këto janë katër datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë - NACIONALE

Osmani: Këto janë katër datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes konsultative me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se janë katër data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Me kryetarët e subjekteve politike, është hera e parë në historinë parlamentare të po mbajmë konsultime për zgjedhje të rregullta. Mendoj që është pozitivtet në kontekst të stabilitetit politik në vendin tone. Kemi ftuar partitë politike për të shprehur qëndrimet e tyre rreth zgjedhjeve. Sipas Ligjit janë katër data: 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti. Diskutimi ynë ishte në kontekst të këtyre dative. Kishte preference. Disa parti preferuan 26 janarin, ka 3-4 tjera 9 shkurti, 2-3 të tjera 16 shkurtin, dhe të tjerat nuk kishin preference. Ende jemi brenda afatit të konsultimeve, mirëpo nga data 26 korrik e tutje presidentja fiton të drejtën me bë shpalljen e zgjedhjeve. Afatet ekzistojnë meqënëse nga partitë politike, nuk kishte kërkesë për konsultime shtesë. U pajtuam si presidencë ta bëjmë analizën e të gjitha dative, që edhe ta bëjmë publike datën e zgjedhjeve.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme