Osmani jep detaje për takimin me Ramën: Diskutuam për Samitin e Procesit të Berlinit - NACIONALE

Osmani jep detaje për takimin me Ramën: Diskutuam për Samitin e Procesit të Berlinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje rreth takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se në takim është diskutuar për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.” – ka shkruar tutje ajo.

Ndërkohë, Nacionale ka mësuar se në takim ka hyrë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Lajme të ngjashme