Osmani ia uron ditëlindjen Erdoganit në telefon: Faleminderit për mbështetjen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka telefonuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për ditëlindje, gjersa kanë biseduar edhe për raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.
Osmani, në një postim në X, shkruan: “Është kënaqësi ta përshëndes për ditëlindje presidentin Erdogan gjatë telefonatës tone sot, duke shoqëruar me urime të përzemërta për mirëqenien e tij në vazhdimësi. Diskutuam gjithashtu për raportet e shkëlqyera Kosovë-Turqi dhe lidhjet e ardhshme. Ne jemi mirënjohjes për mbështetjen e qëndrueshme të Turqisë”, thuhet në postim.
Ajo më tej thekson se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme.