Osmani i uron Macron-it ditën e shtetësisë: Kosova krenare si partnere e juaja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në ditën e shtetësisë franceze, për çka u shpreh se shtetu kosovar “është krenar” të jetë partner i Francës.
“Urime të sinqerta Presidentit Emmanuel Macron dhe miqve tanë francezë teksa festoni 14 korrikun - Ditën tuaj Kombëtare!
Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të bazuar në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ne bashkohemi me ju për të festuar këtë ditë të veçantë dhe mezi presim t'i forcojmë lidhjet tona edhe më tej”, ka shkruar Osmani në “X”.
Sincères félicitations au Président @EmmanuelMacron et à nos amis français alors que vous célébrez le 14 juillet - votre Fête Nationale !
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 14, 2024
Le Kosovo est fier de notre partenariat durable, fondé sur des valeurs communes, la confiance et le respect. Nous nous joignons à vous pour… pic.twitter.com/hN5OQ3ascW