Osmani i kërkon presidentit të KE-së "hapjen e rrugës për Kosovën drejt statusit të kandidatit"
Presidentja Osmani takon Antonio Costa në Mynih, kërkon përparim në integrimin evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Gjatë takimit, Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur të popullit të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe progresin e rëndësishëm të vendit në rrugën e integrimit.
Ajo ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të njohë këto arritje duke larguar masat dhe duke hapur rrugën për avancimin e Kosovës drejt statusit të kandidatit.