Osmani i kërkon Macron-it që Serbia të mbahet përgjegjëse për “agresion” ndaj Kosovës
Në një takim në Granada të Spanjës në kuadër të Samitit të Komunitetit Evropian, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të cilit i ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për ngjarjen e 24 shtatorit ku një grup paramilitar serb i udhëhequr nga Milan Radojiçiq sulmoi policinë kosovare në një aksion terrorist.
“Një bisedë e rëndësishme me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovës si dhe zotimet e tona të përbashkëta për stabilitetin dhe paqen afatgjate. I theksova rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse Serbinë për aktin e saj të agresionit kundër Republikës së sonë”, ka shkruar Osmani në “X”.
An important discussion with French President @EmmanuelMacron on recent security developments in Kosovo and our shared commitment for enduring peace & stability.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 5, 2023
Stressed the importance of holding Serbia accountable for its act of aggression against our Republic. pic.twitter.com/GOMfQu2AtW