Osmani homazhe te kulla e Isa Boletinit: Nëse është nevoja nga këtu do të mbrohet çdo cep i territorit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varri i heroit Isa Boleti, në nder të 111 vjetorit të Pavarëisë së Shqipërisë.
Osmani ka thënë se nga Kulla e Isa Boletinit në veri nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës.
“Sakrifica e shqiptarëve të Kosovës edhe në vitin 1912 ka qenë jashtëzakonisht e madhe. E nderojmë pikërisht këtu në kullën e tij, Kullën e Isa Boletinit ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës së Kosovës. Pikërisht ky varri i Isa Boletinit në veri të vendit të vendit dhe kjo kullë dëshmon se shqiptarët kanë qenë këtu ‘dem baba dem’ dhe shqiptarët do të vazhdojnë të jenë këtu përgjithmonë.” – ka thënë ajo.