Osmani: Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – mik i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit në Tiranë, ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, duke e cilësuar presidentin Erdogan si një aleat të qëndrueshëm dhe partner të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi presidentja, pas takimit me homologun turk.”
Always a pleasure to meet President @RTErdogan - a steadfast friend of Kosovo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2025
I thanked him for his unwavering support for our people and for consistently advocating, as well as working side by side with us to strengthen Kosovo’s international standing.
🇽🇰 🤝 🇹🇷 pic.twitter.com/zLuNJjZv82