Osmani fillon takimet në SHBA, së pari takohet me ndihmës-sekretarin O’Brien
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar takimet me ndihmës-sekretarin e ShBA-ve, Jim O’Brien.
Osmani shkruan se bashkë diskutuan edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësin e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi.
“Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”, shkruan Osmani.