Osmani falënderon Trumpin për letrën e urimit për përvjetorin e pavarësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për letrën e urimit për përvjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Në letrën e urimit, Trump rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë, duke nënvizuar marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.
Presidenti i 47-të i ShBA-së gjithashtu shprehu zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit. "Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, pasi ajo forcon institucionet demokratike dhe promovon rritjen ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi."