Osmani: Është mirë që Martin Berishaj të largohet, të jap dorëheqje ose qeveria t’a propozoj largimin e tij - NACIONALE

Osmani: Është mirë që Martin Berishaj të largohet, të jap dorëheqje ose qeveria t’a propozoj largimin e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani në emisionin Kallxo Përnime ka thënë se do t’i bënte mirë shërbimit të jashtëm që Martin Berishaj të largohet nga pozita e tij si ambasaor i Kosovës në Kroaci. Osmani ka sqaruar se ajo nuk e ka në kompetencë shkarkimin e tij, pa e pranuar një propozim prej qeverisë, duke shtuar se do të ishte mirë që ai të dorëhiqej.

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës. . Është mirë të largohet. Unë dua që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë në krye në vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheq vet. Në takime të përbashkët që i kemi bë, kryesisht Ministrisë së Jashtme”

Lajme të ngjashme