Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet - NACIONALE

Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe shtet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, ka bërë me dije se Epopeja e UÇK-së ka përcaktuar fatin tonë dhe si shtet.

Në adresimin e saj, në seancën solemne për Epopenë e UÇK-së, ajo ka lavdëruar lartë sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Sa herë vjen marsi kujtimet tona natyrshëm rikthejnë në vëmendje periudhën të historisë së popullit tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Marsi është muaj i skalitur në analet e luftës së kombi tonë për liri, një muaj kur shpirti i paepur i Adem Jasharit dhe Ushtri Çlirimtare të Kosovës, i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të të Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

Ajo ka vlerësuar se “sërish vjen marsi” nuk është vetëm një refren kënge, por është moto për nderimin e luftës për liri.

Prandaj, sërish vjen marsi, nuk është më vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri dhe pavarësi, e cila padyshim identifikohet me kryepesonazhin e luftës sonë, komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij dhe gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka Osmani.

E para e vendit ka vlerësuar se Epopeja e UÇK-së ishte epope për dinjitete.

Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet. Ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë me të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme