Osmani e qartë: Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e deputetëve të Evropës, ku i kërkohej BE-së dhe Josep Borrellit, shefit të diplomacisë së BE-së, heqjen e masave ndaj Kosovës.
Këtë kërkesë e ka komentuar presidentja Osmani, e cila i falënderoi ata për përkrahjen.
Tutje, Osmani ka shkruar se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen.
“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen!” – shkroi Osmani në platformën X.
Thank you @aliciakearns & all other Chairs across Europe for your support.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 13, 2023
Peace and security are the bedrock of a prosperous future for the entire WB.
Peace and security thrive when accountability and justice are put center stage.
The unjust measures against Kosovo must go! https://t.co/IefD1UI68K