Osmani e pret në takim sekretarin Cameron, flasin edhe për sulmin e 24 shtatorit - NACIONALE

Osmani e pret në takim sekretarin Cameron, flasin edhe për sulmin e 24 shtatorit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Sipas një njoftimi të presidencës, në takim është diskutuar për raportet mes dy vendeve.

Osmani, në takim raportohet se ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, me ç'rast Presidentja Osmani e informoi sekretarin Cameron për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e agresionit dhe aktin terrorist kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator.” – thuhet mes tjerash në komunikatën e presidencës.

Osmani ka folur edhe për grupet terroriste të mbështetura nga Beograd.

“Në këtë drejtim, Presidentja foli edhe për grupet terroriste, të mbështetura nga Beogradi, të cilat vazhdojnë të krijojnë frikë dhe intimidim brenda komunitetit serb. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është shembull në rajon sa i përket të drejtave të komunitetit joshumicë, ndërsa riafirmoi përkushtimin e plotë të Kosovës për ta fuqizuar çdo qytetar, pa dallim.” – shkruan tutje.

Lajme të ngjashme