Osmani e pret në drekë pune presidenten e Sllovenisë - NACIONALE

Osmani e pret në drekë pune presidenten e Sllovenisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një drekë pune, Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

“Duke folur për marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë, Presidentja Osmani ka potencuar se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Osmani e njoftoi Presidenten Musar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik, si dhe për thellim të vazhdueshëm të raporteve me Slloveninë.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehur po ashtu mirënjohjen e thellë në emër të qytetarëve të Kosovës për trupat sllovene që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, e të cilët Presidentja Musar i ka vizituar mbrëmë me rastin e festave të fundvitit.

Lajme të ngjashme