Osmani e pavleftësoi Hotin, reagon Hyseni: Ai nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit, ju mburrreshit se e paskëshit zbatuar - NACIONALE

Osmani e pavleftësoi Hotin, reagon Hyseni: Ai nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit, ju mburrreshit se e paskëshit zbatuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Skender Hyseni, ish-Ministër i Brendshëm, i ka reaguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila në konferencë për shtyp e uli vlerën e Avdullah Hotin, të cilën e quajti të parelevancë, përkatësisht i pavlerë.

“Nuk ka mundësi te jet "jorelevant" një Kryeministër, mbase nga më të mirët që kishte Kosova. Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshjen të cilën ju po mburreni se e paskëshit ‘zbatuar’/ Çfarë arrogance!”, shkroi Hyseni.

"Kam treguar si e kam kuptuar unë... (vazhdon ajo dhe shton), ishte në drejtim të vlerësimit pozitiv ndaj tij." Lexo: ... në drejtim të vardisjes ndaj tij! Mundësia qe ta keni kuptuar krejtësisht gabim, nuk ka si të përjashtohet! S.H”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme