Korrigjim: Një qytetar pretendoi se Vjosa Osmani e mori si administrator në Facebook, gënjeu - NACIONALE

Korrigjim: Një qytetar pretendoi se Vjosa Osmani e mori si administrator në Facebook, gënjeu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nijazi Halili, ka pretenduar se është punësuar nga presidentja Vjosa Osmani për t’ia administruar llogarinë në rrjetin social Facebook.

Halili përmes një shkrimi në Facebook, e ka falenderuar publikisht presidenten Osmani.

“Një falenderim nga zemra për të parën e vendit, Presidentën e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani, që më dha besimin të administroj faqen e saj, në rrjetin social facebook! Me konsideratë”, ka shkruar ai.

Halili, ka marrë shumë urime në postimin e tij, për këtë detyrë që do ta kryejë në presidencën e Kosovës.

Më vonë, z.Halili ka postuar një fotografi tjetër, ku tregon se mban këtë pozitë nga maji i vitit 2022.

Vlen të theksohet se Osmani, njëjtë edhe kryeministri Albin Kurti, janë goxha aktivë në rrjete sociale.

Dy liderët, kanë një audiencë mjaftë të madhe, sidomos në Facebook.

*KORRIGJIM: Nga presidenca i kanë thënë Nacionales se qytetari në fjalë ka gënjyer dhe se presidentja Osmani nuk e ka punësuar si administrator të faqes në Facebook.

Lajme të ngjashme