Osmani e dekoron presidentin e FIFA-s, ai e përmend Vokrrin
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është dekoruar me medalje presidenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas pranimit të dekoratës, Infantino ishte shumë i emocionuar dhe këtë e pranoi në fjalimin e tij. Ai tha se Kosova është shtëpia e tij, derisa medaljen ia dedikoi legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.